Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Shkurt 2020, 17:05

Alketa në 'Verissimo': Italianët fiksohen me ëndrrën e çuditshme që pa vite më parë

Dy javë pas Sanremos, mahnitja e italianëve me Alketa Vejsiun nuk është shuar thuajse fare. Pak më parë, ajo ishte e ftuar në “Verissimo” në Canale 5” ku foli për ëndrrën që e solli në itali, jetën private dhe dashurinë që ka për Italinë dhe Shqipërinë.

Siç e kishim dëgjuar tek “Opinion,” Alketa tregoi se gjithçka nisi nga një ëndërr që pa një natë. Maria De Filippi i doli në ëndërr dhe e qortoi: “Po ti ç’bën këtu akoma?” Alketa u zgjua dhe ia tregoi bashkëshortit i cili e shtyu ta dëgjonte Marian e ëndrrës. Atë ditë dërgoi emailin e parë, fillimi i përpjekjeve për t’u ngjitur në skenën e Sanremos. Pas muajsh të tërë punë, Alketa dhe ekipi i saj i PR gjetën njeriun që mund ta ndihmonte: Lucio Presta. Falë tij, tha ajo në “Verissimo,” u ngjit në Sanremo.

Me të drejtë, Silvia Toffanin, moderatorja, e quajtu Maria De Filippi, Shën Maria. Alketa ra dakord, Twitteri po ashtu.

“Alketa është ndër të paktët të huaja që do më pëlqente në televizionet italiane. Përveç Belen, të tjerat dinë vetëm të bëjnë si të bukura dhe aq,” shkruan dikush.

“E kulturuar, karizmatike, interviston dhe përgjigjet lehtësisht. Eklipson këdo që qëndron krah saj sepse ka shumë prezencë në skenë,” thotë dikush tjetër.