Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Shkurt 2020, 15:03

Si të bëni tuajën një Pikaso 1 milion dollarëshe për 100 dollarë

Simpatizantët e artit – ose kushdo – ka shansin të zotërojë një pikturë të Pikasos që është vlerësuar rreth 1 milion dollarë. Çmimi? 100 euro – kaq kushton një blietë lotarie për bamirësi që do të mbahet në mars.

Pikaso e pikturoi “Nature Morte” (natyrë e qetë), vaj mbi kanavacë, 20cm x 45cm, në vitin 1921.

Piktura, që zotërohej dikur nga artisti surrealist Gordon Onslow Ford, ndodhet momentalisht në hyrjen e The Picsso Museum në Paris. “Nature Morte” do të qëndrojë atje deri ditën e lotarisë, më 30 mars.

Pronari i fundit i “Nature Morte” ishte miliarderi libanez, David Nahmad, i cili ka koleksionin më të pasur të pikturave të Picasso-s.

Të ardhurat do të shkojnë për organizatën jo-fitimprurëse CARE, që do t’u sigurojë ujë të pijshëm 200 mijë  njerëzve në Kamerun, Madagaskar dhe Marok.

Lotaria organizohet nga “Aider Les Autres” (Ndihmoni të tjerët), një organizatë jo-fitimprurëse themeluar nga moderatori dhe producenti francez, Peri Cochin.

“Ka shumë njerëz në botë që kanë nevojë për ndihmë. Donim të bënim diçka ndryshe për të nxitur të gjithë llojet e pjesëmarrësve për të dhuruar për bamirësi,” tha Cochin.

“Kjo lotari do t’u ndryshojë jetët 200 mijë njerëzv në botë. Uji i pastër është thelbësor drejt zhvillimit,” tha Philippe Leveque, CEO i CARE France.

Kushdo në botë mund të marrë pjesë në lotari. Në shitje janë 200 mijë bileta.

Lotaria e mëparshme, në vitin 2013, me çmim një tjetër pikturë të Pikasos, u fitua nga një burrë në Amerikë.

Burimi: CNN