Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Shkurt 2020, 08:08

Modeles s'i del i keqja me deklaratën e Justin-it: 'Pse s'ma heq block-un?'

Duket sikur Justin Bieber-it kanë filluar t'i pëlqejnë zënkat dhe deklaratat e hapura, kështu që një më shumë s'përbën problem.

I ftuar në programin e James Corden, Bieber u pyet në lidhje me mikeshat më të mira të gruas së tij, Hailey-it. Justin duhet t'i listonte 3 emrat që iu dhanë nga më e preferuara e tij tek ajo që pëlqente më pak.

Renditja e këngëtarit ishte kjo: 1- Kendall Jenner, 2-Gigi Hadid, 3- Cara Delevingne. Të treja modele shumë të famshme, por Justin duhet të bënte zgjedhjen e tij.

"Me Kendallin kemi kaluar më shumë kohë, jemi miq të mirë. Edhe me Gigi-n gjithashtu, e njoh mirë. Kurse me Cara-n jo."- u dëgjoi të thoshtë ai, por modeles s'i del e keqja.

Pak orë më parë Cara postoi në llogarinë e saj të Instagram-it videon e intervistës së tij dhe më pas, disa foto të shumë kohëve më parë, ku si për ironi, Cara dhe Justin dukeshin shumë miq të mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne) on

"Tani vs Atëherë! Nëse nuk ke asgjë më mua, atëherë pse nuk ma heq block-un? Hailey, të dua shumë!"- shkruan Cara.

Pra, Justin jo vetëm që s'e ka shumë qejf, po i ka bërë dhe block në Instagram! Pas postimit të saj, njerëzit u ndanë në dy grupe. Ata që shanin Justin-n dhe të tjerë, të cilëve iu duk gjest i papjekur ky që bëri modelja. 

Justin s'ka kthyer asnjë përgjigje (ndoshta sepse e ka block), por heshtja e gruas së tij vret më shumë. Na duhet të presim.