Momentet e sikletshme duhet të jenë ekspertiza e Kim dhe Kanye.
Katër ditë pas asaj puthjes së injoruar në lojën e basketbollit, dyshja godet sërish. Për t’iu rikujtuar incidentin, Kim u kthye për një puthje nga bashkëshorti, por ai s’e kishte fare në plan. Fansat, sigurisht, u mekën.
lmao now why he ain’t kiss her back pic.twitter.com/oIVIXcMxvt
— trey (@trey_forde) February 17, 2020
Mesa duket, Kanye u përpoq t’ia shlyente injorimin, por dështoi. Në Paris, Kim postoi një video ku ajo dhe Kanye puthen në një ashensor panoramik. “Kjo ishte,” i thotë Kanye videografit dhe pohon me kokë kur ai e pyet “është në rregull?”
View this post on Instagram
Në këtë moment, Kanye largohet nga ashensori dhe lë pas Kim-in me dy çanta të mëdha, teksa dyert nisin të mbyllen. “S’më pëlqen fare që s’e ndihmoi me çantat,” tha dikush në Twitter dhe të gjithë ranë dakord.
