Nga Shqipëria / E Enjte 20 Shkurt 2020, 21:09

Njerëzit po sulmojnë Kylie-n vetëm prej kësaj fjalie

Klani Kardashian-Jenner janë familje paksa kontroversiale në syrin e publikut dhe sa herë kanë diçka për të thënë, interneti është aty për t'ju hakërryer.

Këtë herë është radha e Kylie-it. Duket, se 2020 s'ka qëlluar dhe aq i mbarë për të (dhe pse dikush duhet t'i kujtojë që jemi ende në shkurt).  

"Kam parë boll nga 2020"- shkruan ajo në Twitter dhe gjejeni pak si po e sulmojnë njerëzit?!

Duke i kujtuar sa e pasur është! Një pjesë e mirë e tyre nuk e justifikon aspak mërzitjen e pasanikëve! 

"Mund të blesh një vit tjetër, ti s'e ke problem."- shkruhej në një prej komenteve.

"Ashtu ëëë?! Të jesh miliardere ka qenë e vështirë për ty këto vitet e fundit. Të kesh mjaftueshëm probleme dhe asnjë shqetësim e bën vitin e vështirë apo jo?- shkruhej në disa të tjerë.

Fatmirësisht, ekziston dhe një grup tjetër njerëzish që llogjikon më qartë dhe i thotë pjesës tjetër se paraja nuk është gjithçka dhe se s'ka lidhje me gjendjen emocionale të dikujt.

'Vetëm se Kylie është miliardere s'do të thotë që s'ka ditë të këqija. Eshtë njeri si të gjithë ne."

Ndoshta s'kanë gjetur mënyrën e duhur për t'u shprehur, por gjithsesi vajzat Kardashian-Jenner kanë treguar se janë të duruara.