Jenna Dewan dhe Steve Kazee u fejuan më 14 shkurt dhe brenda 1 viti lidhje ka ndodhur thuajse gjithçka. Jenna është të fëmijës së dytë, ndërsa tha "PO" vetëm pak ditë më parë.

Natyrshëm mendja na shkon tek ish-bashkëshorti. Si u ndje Channing Tatum kur pa bashkë me gjithë botën se si ish-e dashura e zemrës fejohet me dikë tjetër?
Sipas E!News, aktori po e përballon më mirë nga ç'mendoni ju. Ai dhe Jenna vijojnë të bashkë-prindërojnë me sukses dhe s'ka vend për asnjë dramë.
"Channing është mjaft i lumtur për fejesën e Jenna-s. Ai e ka shprehur shumë herë se është i lumtur që Jenna është mirë dhe ka ecur përpara."- tregojnë burime pranë aktorit, të cilët shtuan se pavarësisht divorcit të papritur, ajo do të ketë gjithmonë "një vend të veçantë" në zemrën e tij.
Ish-çifti u njohën në sheshxhirimin e Step Up, u lidhën në 2006-n dhe u martuan 3 vite më vonë dhe nga martesa kanë një vajzë 6-vjeçare, Everly. Pak pas ndarjes, Channing u përfol për romancën me Jessie J kurse Jenna Deëan nuk vonoi shumë të bënte publike lidhjen me Kazee.
