Kënga e fundit e Dua Lipës, “Physical” – pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia” – është aq ritmike sa brenda pak kohësh u kthye në trend në Instagram dhe rrjete sociale. Vetë Dua, e cila nuk e kishte menduar kurrë se do t’i bashkohet videove në Tik Tok, publikoi së fundmi këtë kërcim tipik “tiktoku”. Koreografia u realizua nga Charm La’Donna, të cilës i takojnë edhe meritat për rilindjen e Duas në skenë.
View this post on Instagram
Duke qenë se kënga është ritmike, tipike nga ato këngët që dëgjon në palestër ose vendoset në sallat ku kërcehet zumba, pjesa dërrmuese e videove janë pikërisht në këto ambiente.
View this post on Instagram
Disa kanë sfiduar veten duke kërcyer me gira dhjetërakilogramëshe. Në këtë pikë, sfidojmë si redaksi Aulona Mustën.
View this post on Instagram
Jua kemi thënë edhe më parë që duhet të kërceni në shtëpi, ndaj futeni “Physical” te playlista.
View this post on Instagram
