Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Shkurt 2020, 16:04

Për prindërit e ardhshëm: Dhurata më e vyer që mund t’u bëni fëmijëve!

Kohëve të fundit, po i mëshohet gjithnjë e më shumë rëndësisë që ka ruajtja e qelizave staminale të foshnjave. Ruajtja e këtyre qelizave unike me origjinë nga kordoni umbilikal i të sapolindurit/ës, konsiderohet një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijës, pasi studimet kanë treguar se mund të kurojnë një sërë problematikash dhe sëmundjesh.

Qelizat staminale, të cilat konsiderohen thesar i kordonit të kërthizës, ruhen në banka të caktuara, si një potencial i vlefshëm që mund të përdoret për të trajtuar një numër të madh sëmundjesh. Për t’ju qartësuar pak me termin, vlen të sqarohet se në ndërtimin e organizmit tonë marrin pjesë një numër i madh qelizash, të cilat kanë rolin e tyre të caktuar. Ndryshe nga këto, qelizat staminale dallojnë për faktin se mund të transformohen në një sërë llojesh qelizash, duke ndihmuar organizmin gjatë sëmundjeve, lëndimeve, çregullimeve etj.

Për një informacion më të detajuar, Anabel.al kontaktoi me D.Sh.M Saimir Cenameri, mjek obstetër-gjinekolog.

Qelizat staminale konsiderohen sot si një ardhme e premtuar për trajtime efektive të sëmundjeve të ndryshme. Cilat janë disa nga sëmundjet që mund të trajtohen me qelizat staminale?

Qelizat staminale janë qeliza tepër të veçanta, të cilat kanë aftësinë të derivojnë në qeliza të specializuara të organizmit tonë, që nga qelizat muskulore e deri tek qelizat e trurit, duke patur kështu aftësinë për të rigjeneruar inde të dëmtuar. Disa nga individët që mund të përfitojnë nga trajtimi me qeliza staminale janë ata që vuajnë nga dëmtimet e kordës spinale, Alzajmeri, skleroza laterale amniotrofike, diabeti, insultet celebrale, sëmundjet e zemrës, djegiet, kanceri, osteoartritet dhe jo vetëm.

Si funksionon konkretisht përdorimi i qelizave staminale?

Pasi janë marrë në kordonin umbilikal pas lindjes, ato depozitohen në bankën e ruajtjes së qelizave staminale. Shkencëtarët i rritin qelizat staminale në laborator dhe i manipulojnë ato që të specializohen në një lloj të caktuar qelizash, fjala bie te qelizat e muskulit të zemrës, neurone apo qelizat e gjakut.

Cila është arsyeja që qelizat staminale është mirë të merren te bebet e sapolindura?

Trupi i një të sapolinduri është i mbushur me qeliza staminale mjaft të vlefshme përsa i përket potencialit dhe aftësisë vetë-rigjeneruese. Pikërisht në këtë moment, një numër i lartë i qelizave staminale gjendet në gjakun dhe indin e kordonit dhe ruajtja e tij do t’i jepte një mundësi bebit për t’i përdorur më vonë në rast nevoje.

A është e dhimbshme procedura?

Jo, absolutisht. Marrja e gjakut nga kordoni i kërthizës është procedura më e thjeshtë dhe më e parrezikshme. Pasi lind fëmija, gjaku merret nga kordoni kërthizor, i cili është ende i lidhur me placentën. As nëna dhe as fëmija nuk ndiejnë asgjë.

Në rastet kur lind nevoja për përdorimin e qelizave staminale, a ka rëndësi mosha e individit përkatës?

Jo, mosha nuk ka aspak rëndësi. Qelizat staminale do të jenë aty kur të jetë e nevojshme.

Terapitë me qeliza staminale janë terapi standarde, apo kategorizohen në varësi të rastit?

Terapitë me qeliza staminale ndahen në dy grupe. Grupi i parë janë terapitë standarde për sëmundjet e gjakut, si leucemia, anemia, limfoma etj., dhe grupi i dytë janë terapitë eksperimentale për trajtimet e sëmundjeve neurologjike, muskujve, kockave, syve dhe sëmundjeve degjenerative.

Në cilat sëmundje terapitë me qeliza staminale kanë pasur më shumë rezultat?

Prej më shumë se 55 vitesh, qelizat staminale po përdoren për trajtimin e sëmundjeve të vështira, më së pari në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të gjakut. Përveç këtyre, përdoren edhe në trajtimin e sëmundjeve metabolike, sëmundjeve imune, kardiovaskulare, sëmundjeve të kockave dhe neurologjike. Numri i lartë i studimeve ka sjellë njohuri të reja dhe rezultate pozitive përsa i përket potencialit të qelizave staminale për të kuruar sëmundje, të cilat momentalisht konsiderohet të pashërueshme.

Disa nga rastet më të trajtuara të viteve të fundit janë padyshim çregullimet e spektrit të autizmit. A kanë përparësi qelizat staminale për të luftuar autizmin?

Qelizat staminale kanë treguar së fundmi potencial edhe në luftën kundër autizmit. Deri tani, mjekësia nuk ka arritur t’i gjejë një përgjigje të kësaj sfide. Disa vite më parë, Dr. Joanna Kurtzberg e universitetit Duke në Karolinën e Veriut, filloi një studim për pacientët me autizëm. Studimet kanë dhënë rezultate tepër pozitive duke treguar një përmirësim të fëmijëve me autizëm. Përmirësimi ka arritur deri në 70%. Trajtimi bëhet përmes tranfuzionit të gjakut të pasur me qeliza staminale. Pacientët mund të largohen nga spitali pas 72 orëve dhe deri sot, nuk janë vënë re efekte negative. Ajo çfarë pritet është që në vitet e ardhshme, qelizat staminale të kthehen në standard për kurimin e autizmit.

A mund të përdoren qelizat staminale nga familjarët e fëmijës?

Në parim, po. Këtu është me rëndësi kyçe që të përputhen karakteristikat e indit, ashtu si rasti i dhurimit të organit ku vetëm në qoftë se karakteristikat e indit të dhuruesit dhe të marrësit përputhen, atëherë pas transplantimit nuk do të ndodhin reaksione të rrezikshme të mospranimit të transplantit. Probabiliteti që gjaku i kordonit të kërthizës t’i korrespondojë edhe prindërve është 50%. Mundësitë janë më të larta në rastin e motrës ose vëllait. Këtu probabiliteti shkon edhe deri 80%.

 A mund të jepni një këshillë të fundit për të gjithë prindërit e ardhshëm shqiptarë, të cilët janë të interesuar për të ruajtur qelizat staminale të fëmijëve të tyre?

Lindja e një fëmije është një moment special në jetën e çdo familjeje dhe pikërisht në këtë moment prindërit kanë mundësi t’i bëjnë fëmijës së tyre një dhyratë të vyer – sigurinë e shëndetit. Duke ruajtur gjakun dhe indin e kordonit gjatë lindjes, ju do të keni mundësinë e mbledhjes së qelizave staminale me vitalitet dhe cilësi të lartë, të cilat mund t’i përdorni për familjen tuaj në rast nevoje.

Për të tjera detaje, kontaktoni me BioSave Tirana, partner ekskluziv i grupit më të madh të bankave të ruajteve të qelizave staminale në Europë, Famicord.

Tel: 068 402 9160
Web: biosave.al
Instagram: @biosavetirana