Nga Shqipëria / E Martë 18 Shkurt 2020, 18:06

Brenda një muaji, familja mbretërore përjeton një tjetër divorc

Pas gati 27 vitesh martesë, nipi i mbretëreshës Elizabeth II, konti i Snowdon, njoftoi se do të ndahet nga bashkëshortja e tij.

David Armstrong-Jones – djali i të ndjerës princeshës Margaret – dhe gruaja e tij Serena “kanë rënë dakord miqësisht” për t’u ndarë, konfirmoi një zëdhënës i tyre për CNN.

David dhe Serena Armstrong-Jones

Lajmi vjen disa ditë pasi nipi i mbretëreshës, Peter Philips dhe gruaja e tij Autumn njoftuan procesin e divorcit.

Peter Philips dhe Autumn

“Konti dhe kontesha e Snowdon kanë rënë dakord miqësisht që martesa e tyre duhet të përfundojë dhe do të divorcohen,” tha zëdhënësi. “Ata kërkojnë që shtypi të respektojë privatësinë e tyre dhe të familjes.”

Princesha Margaret

Nëna e David është princesha Margaret, motra e vetme e mbretëreshës Elizabeth II. Margaret ndërroi jetë në vitin 2002, ndërsa babai i kontit, Antony Armstrong-Jones, në 2017-n.

David dhe Serena u martuan në tetor të vitit 1993 dhe janë prindër të dy fëmijëve, djalit 20-vjeçar Charles dhe vajzës Margarita, 17 vjeçe.