Pak minuta më parë, Vera Grabocka postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqet krah Alketa Vejsiut, në puntatën e parë të spektaklit "Në kurthin e Piter Pan". Regjisorja dhe producentja e shoqëroi foton me një urim dhe deklaratë krenarie për moderatorën.

"20 vjet bashkë, Alketa! Jam e lumtur se ylli që pashë tek ty ditën e parë, kur ishe vetëm 16-vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madh! Eshtë talenti dhe vullneti jot unik që ke arritur në këtë majë. Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!"

Një dedikim i tillë hedh poshtë të gjithë zërat që thanë se marrëdhënia mes tyre ka qenë në krizë që pas përfundimit të Festivalit të Këngës. Vejsiu doli publikisht kundër fitores së Arilenës duke thënë hapur se mënyra e votimit ishte e padrejtë. Kjo u mendua se shkaktoi një zënkë mes Verës dhe Alketës.
Edhe gjatë pjesëmarrjes së Alketës në Sanremo, mungoi një reagim nga ana e Grabockës, gjë që shtoi edhe më shumë zërat për një raport të thyer, por jo. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se Vera Grabocka ka qenë e pranishme në Sanremo natën e pjesëmarrjes së Alketa Vejsiut, ndërkohë që deklarata e sotmshme vërteton gjithçka!
