Një prej rregullave kryesorë të "Për'puthen" është që për sa kohë janë pjesë e programit asnjëri prej konkurrentëve s'duhet të ketë ose të krijojë një marrëdhënie tjetër. Ditën e sotme, ka qarkulluar nëpër portale një video e vjetër, ku shfaqet njëri prej djemve, Lulzim Jashari teksa gjatë një intervistë thotë, "bashkëshortja ime".

Videoja është publikuar nga News Bomb, ku aludohet se konkurrenti vijon të jetë i martuar, ndonëse rregullat e lojës e përjashtojnë kategorikisht diçka të tillë. Pas lajmit, Lulzimi e ka përgënjeshtruar diçka të tillë duke thënë se s'ka qenë kurrë i martuar.
"Të gjitha çfarë shkruhen janë gënjeshtra. Jam shprehur gabimisht me termin bashkëshorte, duke menduar për bashkëjetuesen e asaj periudhe. Kam qenë model ndaj dhe më kanë marrë në intervistë në televizionin Tribuna. Në atë kohë kam qenë në një marrëdhënie me një vajzë dhe kemi tre-katër vite të ndarë.
Më bën përshtypje publikimi i menjëhershëm i Olti Currit në faqet e tij në rrjetet sociale, pa e konfirmuar së pari me mua, por me siguri vjen pas përplasjes sime të djeshme me të në studio.”- deklaron ai për Revista VIP.

Çfarë mbetet për t'u parë në vijim janë komentet e moderatorëve të programit, djemve të tjerë dhe sigurisht reagimi i vajzave. Pak javë më parë, njëri prej djemve u përjashtua pasi iu publikuan videot ku shfaqej duke u puthur me një vajzë ndërkohë që ishte akoma pjesë e "Për'puthen".
