Nga Shqipëria / E Hënë 17 Shkurt 2020, 15:03

Kërcënoi me armë argjendarinë: Shitësja i merr pistoletën hajdutit

Një rast i pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë së një argjendarie në Elbasan, ku shitësja arriti të menaxhonte me qetësi situatën. Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, hajduti – tashmë i arrestuar nga policia – kërcënon me armë dhe shkon te kasa për të marrë lekët.

Në një moment, kur ai mendon se ka situatën në kontroll, vendos armën në tavolinë. Fill pas kësaj, shitësja ia rrëmben me shpejtësi dhe largohet nga argjendaria. Ç’guxim!