Nga Shqipëria / E Premte 14 Shkurt 2020, 17:05

Billie Eilish lë gojë hapur ata që mendojnë se di vetëm të pëshpërisë

Ekziston një mendim – i pabazë – se Billie Eilish nuk di të këndojë. “Ajo di vetëm të pëshpërisë,” ndodh të shkruajnë disa njerëz në Twitter, që me gjasë nuk dinë asgjë për regjistrin e ulët vokal. Sidoqoftë Billie së fundmi vërtetoi të kundërtën.

Kënga e saj e fundit, “No Time To Die”, përveçse tekstit dhe melodisë fantastike, po komentohet edhe për faktin që Billie i kap tmerrësisht mirë disa nota të larta.

Përsa i përket kritikave ku thuhet se Bilie vetëm pëshpërit, ajo u shpreh për Vanity Fair pak kohë më parë: “Njerëzit mendojnë se unë pëshpëris në të gjitha këngët. Por, kam përshtypjen se këtë e thonë vetëm ata që kanë dëgjuar vetëm një këngë. Dëgjoni ‘Wish You Were Gay’.”

“No Time To Die” është kolona zanore e filmit të ardhshëm të James Bond. Deri tani, dihet se Billie e shkroi atë së bashku me vëllain e madh, Finneas, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në albumin debutues të Billie-t, "When We All Fall Asleep Where Do We Go?".

“Është kaq e pabesueshme që jam pjesë,” tha Eilish në një deklaratë. “James Bond është françiza më fantastike që ka ekzistuar ndonjëherë. Jam ende e shokuar.”

Me realizimin e kësaj kënge, Billie bëri histori pasi është e para artiste e re që shkroi dhe këndoi kolonën zanore të James Bond.

Këngët e fundit të James Bond patën tepër sukses, “Skyfall” e Adele dhe “Writing's On The Wall” e Sam Smith. Të dyja fituan Oscar për “Këngën më të mirë origjinale”.

Filmi i radhës "No Time to Die” pritet të dalë në prill.