Nga Shqipëria / E Enjte 13 Shkurt 2020, 21:09

Më në fund: Çifti zbulon gjininë dhe fotot e para të bebit numër 3!

Vetëm dje, bota zbuloi se Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të tretë!

Në fakt, bebushi ka ardhur në jetë që në 30 janar të 2020-ës dhe meqë ishte vëllai i këngëtarit spanjoll, Julio Iglesias Jr, konfirmoi lajmin se ish-ylli i tenisit solli në jetë fëmijën e tretë, Enrique postoi pak orë më parë foton e parë me të porsalindurën.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enrique Iglesias (@enriqueiglesias) on

"Dielli im!" - shkruan Iglesias në foton e postuar në llogarinë e tij të Instagram-it. Foto duket se është shkrepur pak çaste pas lindjes së vajzës, të cilën e dalluam që ishte e tillë falë fjongos së vendosur mbi kokë.

Një postim të ngjashëm e ka bërë edhe Kournikova, teksa mbi fotot e para me vogëlushen, shkruan datën e saj të lindjes.

Enrique dhe Anna janë gjithashtu prindër të binjakëve 2-vjeçarë, Nicholas dhe Lucy të cilët erdhën në jetë në dhjetor të 2017-ës.

Tenistja e famshme dhe këngëtari janë bashkë prej më shumë se dy dekadash dhe njihen si një prej çifteve që duan ta mbajnë jetën e tyre shumë larg publikut dhe lajmeve!