Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Shkurt 2020, 13:01

Arjola Shehu e ka provuar si është të të heqin nga puna sa hap e mbyll sytë

Mëngjesin e sotëm e ftuar në "Ditë e Re" ishte Liesa Haxhiasllani, e cila foli për largimin nga Top Channel dhe pasionin e ri, atë të qënit YouTuber.

Teksa Liesa tregonte se si u njoftua që në muajin korrik nga Top Channel se nuk do të jetë më pjesë e ekranit, ndërhyn Arjola Shehu për t'i treguar se ka njoftime "edhe më të këqija" largimi nga puna.

"E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte me 4 shtator?"- u shpreh moderatorja dhe dukej qartë që ishte nisur nga një eksperiencë e hidhur personale.

Para se të startonte programi "Ditë e re" me Kelvi Kadillin në "Ora News", Shehu ishte pjesë e TV Klan-it me programin "Kush vjen për drekë". Në gusht të 2018-ës, nisën zërat se Arjola do të lërë ekranin e Tv Klan-it për t'u drejtuar drejt Top Channel-it. Asokohe moderatorja e mohoi diçka të tillë duke thënë "se do të vijojë të jetë pjesë e Klan-it". 

Diçka ndodhi dhe gjërat ndryshuan. Ndoshta sot, ndërhyrja e saj ironike ishte thjesht një inat i vjetër për formën e hidhur të ikjes. Ndoshta.