E ftuar në “Porta a Porta” të Bruno Vespa-s në Rai 1, Alketa Vejsiu foli për dy minutat në skenën e Sanrmeos, ku doli jashtë parashikimit duke iu referuar ngjitjes së shkallëve si shenjë simbolike të karrierës së saj.
View this post on Instagram
“I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish [shkallët],” tha ajo. “Duhej t’i vidhja ato dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri dhe doja të linja një shenjë modeste, simbolike, por Amadeus është njeri fisnik dhe kjo është gjëja që duhet të mësojmë të gjithë nga Amadeus, pikërisht këtë përulësi që të prek, thellë në zemër.”
Amadeus nga ana tjetër u shpreh:
“Një fitore e Sanremos është një fitore e të gjithëve. Unë bëj gjithmonë një krahasim me futbollin, sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, e mesfushorit, por është edhe e të gjithë skuadrës. [Në festival] elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë; nëse të prapriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, ku secili prej nesh jep kontributin e tij."
