Nga Shqipëria / E Martë 11 Shkurt 2020, 10:10

Fotot e Alvin Berishës 3 muaj pas shpëtimit nga Siria do t’ju ngrohin zemrën

Kur ishte 6 vjeç, Alvin Berisha mbërriti në Siri bashkë me të ëmën, Valbonën e cila donte t’iu bashkohej luftëtarëve të Kalifatit. Pas një bombardimi, Valbona humbi jetën dhe Alvini u plagos. Djali kaloi pesë vite në kampin e luftës dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve, shtetit dhe organizatave jo-fitimprurëse, u bashkua me të atin në Itali.

Alvini mbërriti në shtëpi, në Barzago, Lecco në fillim të nëntorit të vitit 2019. Këto janë fotot që kemi nga ajo periudhë.

Nëntor 2019
Nëntor 2019

Lapsi.al ka siguruar disa foto të kohëve të fundit të 11-vjeçarit, që duket se janë marrë nga Instagrami. Alvini është rritur, është shëndoshur dhe i shkëlqejnë sytë. Duket më i shëndetshëm dhe i lumtur. Dallimi me tre muaj më parë është mëse i qartë dhe të themi të vërtetën, prekës.

2020
2020