Performanca surprizë e “Lose Yourself” nga Eminem gjatë ceremonisë së 92-të të çmimeve Oscar i konfuzoi të gjithë.
Le të marrim shprehitë e fytyrës së regjisorit martin Scorsese dhe të bijës, Francesca si shembull i reagimit të sallës.
Martin Scorsese and his daughter reacting to Eminem.
— Steven Santos (@stevensantos) February 10, 2020
You're welcome. pic.twitter.com/n4eMXf7DfZ
Të tjerë në sallë tundën kokën sipas ritmit ose thjesht panë të çuditur.
A collection of crowd shots from Eminem's performance pic.twitter.com/ygw1Jlkgpc
— Isaac (@WorldofIsaac) February 10, 2020
Njerëzit që po e ndiqnin shfaqjen nga shtëpia gjithashtu s’po kuptonin çfarë po ndodhte. Eminem s’është i përfshirë në asnjë nga filmat e nominuar këtë vit dhe s’ka kuptim të këndojë një këngë thuajse 20-vjeçare pikërisht sot.
Sipas një postimi nga vetë Eminem, ai performoi sot meqë nuk arriti të ngjitej në skenë në vitin 2003, kur “Lose Yourself” fitoi një Oscar si Kënga më e mirë origjinale e filmit “8 Mile.”
Look, if you had another shot, another opportunity... Thanks for having me @TheAcademy. Sorry it took me 18 years to get here. pic.twitter.com/CmSw2hmcZo
— Marshall Mathers (@Eminem) February 10, 2020
