Nga Shqipëria / E Diel 9 Shkurt 2020, 19:07

Sezoni i provimeve: Si të mësoni në kohë, pa u stresuar

Sot, dikush praktikon skitë në Brezovicë, dikush bën plane për Shën Valentinin, dikush përgatitet për pushime jashtë vendin, ndërsa ata, studentët, përgatiten për provimet e sezonit shkurt – mars 2020. Përsa kohë jeni në këtë artikull, do të thotë se e gjen veten pothuajse gjithë ditën mes librave, fletoreve, shënimeve të leksioneve, detyrave të kursit etj. Që periudha e sezonit të provimeve të kalojë me qetësi, kini parasysh:

1 – E fillojmë me ushqimin, pasi me gjasë e anashkaloni ose e teproni për shkak të stresit. Që truri t’ju funksionojë mirë, hani shëndetshëm. Këshillohen perime, mish, peshk, oriz, boronica, banane për të forcuar kujtesën. Ah, edhe ujë, shumë ujë pasi ndikon te energjia.

2 – Qëndroni paaak më shumë zgjuar, gjithmonë nëse keni ngarkesë. Jo më shumë se 1 orë nga orari i përhershëm i gjumit, pasi truri, si të gjithë organet e tjerë, duhet të pushojë. Nëse keni shumë kapituj pa lexuar, qëndroni pak më shumë zgjuar në mënyrë që të vendosni punën në vijë.

3 – Kuptoni se ku mësoni më mirë. Njerëz të ndryshëm, funksionojnë ndryshe. Disa mësojnë mirë në bibliotekë, disa në shtëpi, disa mësojnë më mirë me miqtë, ndërsa të tjerë në kafe.

4 – Mos qëndroni gjithë ditën në shtëpi. Thjesht mos! Mungohuni të mos e mbingarkoni veten duke qëndruar gjithë ditën mbi libra, sepse vështirë se do t’ja dilni për shumë gjatë.

5 – Organizoni kohën. Bëni një plan për të kuptuar sesa kohë keni në dispozicion për secilin provim dhe mësoni në ditë aq kapituj/tema/leksione sa mendoni se është e arsyeshme.