Në puntatën e sotme të “Për’Puthen”, u transmetua biseda e një prej djemve konkurrentë, Albanit, i cili kishte komunikuar me një vajzë, identiteti i së cilës nuk u zbulua. Siç mund ta lexoni në vijim, Albani i kishte shkruar një vajze, rastin e të cilës e kishte bërë publik Olti Curri në Instagram-in e tij.
Në mesazh, ajo ofronte £30,000 për të kryer marrëdhënie me një djalë shqiptar, sepse dëshironte të kishte një fëmijë. Siç u shpreh në “E diell”, Olti e kishte postuar mesazhin për të parë reagimin e ndjekësve të tij. Pas mesazhit, Albani kontaktoi me të, duke i ofruar që të bënin bashkë fëmijë, në këmbim të parave, ku thotë ndër të tjera se “po e bën një veprim nga halli”.


Gjatë emisionit, nuk u tha vendimi për Albanin, por pritet të merret në vijim nga produksioni.
