Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Shkurt 2020, 16:04

Dikush t’i thotë Trump-it si shpërhapet fondatina

Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas një udhëtimi në Karolinën e Veriut dhe një foto e momentit e postuar nga @photowhitehouse u bë virale thuajse menjëherë.

Në foto vihen re flokët e presidentit që i valëvit era dhe ca linja e vija të çuditshme në fytyrën e tij. Kontrasti i fortë mes fytyrës dhe rrethit të kokës mund të jetë produkt i nxirjes ose i fondatinës së pashpërhapur.

Sigurisht, pati nga ata që vunë në dyshim vërtetësinë e fotos. Është e vërtetë, thjesht më e saturuar se origjinali. Në varësi të këndit, tonaliteti portokalli i fytyrës së presidentit ose ngjan më normal, ose më i çmendur.

Sidoqoftë, diçka duhet thënë. Me ndihmën e një eksperti, Trump duhet të gjejë fondatinën që i përputhet më së miri lëkurës së tij. gjithashtu, ta shpërhapë edhe në qafë e pranë flokëve për të shmangur vija të tilla.

Për më shumë, tutoriale në YouTube.