Dje, u raportua se Pavllo dhe Mira Mihali janë bërë prindër të një vajze. Çifti u gëzua me një fëmijë tre vite pasi humbën djalin e tyre të vetëm, Marvin.
Kampioni i atletikës dhe mësuesja e anglishtes janë në të pesëdhjetat e tyre. Lajmin se janë bërë prindër sërish pas tragjedisë e dha i pari gazetari Bledi Mane.
Historia e Marvit bëri bujë asokohe prej motivit tejet banal që i mori jetën. 19-vjeçari u godit me thikë si pasojë e një konflikti për një celular dhe karikues. Marvi sapo kishte përfunduar nivelin e studimeve Bachelor kur u humbi jetën.

Devis Bitraj, fajtor i drejtpërdrejtë për vrasjen e Marvit, u dënua me 19 vite burg. Bashkëpunëtorët e tij, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla u dënuan me nga 12 vite burg në prill të 2019-s.
Burmimi: Shqiptarja.com
- Flet për ngjarjen babai i Marvit: ‘Jam të ha tritol, ç’kuptim ka?’
- Fjalët rrënqethëse të nënës së Marvit: Telefonata e fundit me të birin
- Flet babai i autorit të vrasjes: 'S'mund të takohemi me familjen e Marvit'
- Dëshmitë e para të të arrestuarve për vrasjen e 22-vjeçarit Mihali
- Fjalët prekëse të babait të 22-vjeçarit: ‘Marvit i ngulën thikën!’
- Sherri për një karikues që vrau 22-vjeçarin: Si ndodhi ngjarja
