Fituesi i Sanremo 2020 është më i lehtë për t’u zbuluar pasi për herë të parë ekziston një dhomë e të dhënave, e cila u lejon gazetarëvë të kenë akses të plotë përsa i përket shikueshmërisë në rrjete sociale.
Mariano Tredicini, përgjegjës i Platformës Sociale dhe Analizës së të Dhënave TIM u shpreh: “Deri tani ka pasur rreth 1 milion e 200 ndërveprime në rrjete sociale. Twitter-i fiton mbi të gjithë, por edhe Instagram-i po rritet. Vetëm në mbrëmjen e parë pati 600,000 postime në Twitter, në natën e dytë 400,000.”

Referuar të dhënave, këngëtarët më të komentuar deri tani janë Achille Lauro

dhe Elettra Lamborghini, por është ende e paqartë nëse janë komente dashamirëse apo kritika.

"Me mjetet tona ne mund të analizojmë interesin dhe të kuptojmë se ç’mendon rrjeti si edhe të monitorojmë interesin e njerëzve për artistët,” shtoi Tredicini.
Burimi: Rolling Stone Italia
