Nga Shqipëria / E Enjte 6 Shkurt 2020, 17:05

Për një arsye speciale, Alketa Vejsiu do të këndojë në Sanremo

Pak para konferencës për shtyp përsa i përket natës së tretë të Sanremos, Alketa Vejsiu zbuloi në Instagram se i është kërkuar nga autorët e festivalit që të këndojë. Ajo do të performojë me një këngëtar të famshëm italian, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

Performanca e Vejsiut nuk është aspak rastësore, por arsyeja do të mbahet si surprizë dhe do të zbulohet natën e sotme.

Gjatë konferencës për shtyp, ajo u shpreh:

“Sytë e shqiptarëve janë me ju sonte, edhe të atyre që jetojnë në Itali që janë rreth 600 mijë. [Sanremo] është një shpërblim për karrierën time, një ëndërr për të cilën kam punuar që fëmijë duke u praktikuar.”

Në konferencë, Vejsiu u paraqit e veshur me një xhaketë Balmain, shoqëruar me bizhu Damiani, ky i fundit ekskluzivitet i Kastrati Jewellery në Shqipëri.

Nata e tretë e festivalit, e cila do të transmetohet edhe në RTSH, pritet të jetë një natë e gjatë, me shumë të ftuar specialë dhe perfomanca. Alketa ka 13 dalje në skenë, mes tyre edhe një monolog të fortë, tema e të cilit do të zbulohet sot në mbrëmje. I ftuar special do të jetë edhe një nga legjendat e kinematografisë italiane, Roberto Benigni, të cilit i është rezervuar një hapërisë prej gati 40 minutash.