Në një intervistë për “Wake up” në Top Channel, Robert Berisha kërkoi publikisht falje për deklaratën në lidhje me gratë, e cila u kritikua ashpër. Ai theksoi se këtë javë do të jetë i ftuar te “E diell”, ku do ta sqarojë më mirë çshtjen, megjithatë në “Wake up” tha:
“Nuk është çik deklaratë seksiste, por goxha shumë. Kam kërkuar falje, të dielën del [te ‘E diell’]. Kush nuk e njeh Roberin nga afër, edhe ndodh që ta keqkuptoj deklaratën time [...] Ishte thjesht një çast; unë kur dal para intervistave, nuk i shoh kamerat. Në 1 milion intervistat e mia, në një e dhje*a. [...] Kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur, ato nuk e njohin Robertin dhe unë nuk mendoj ashtu siç doli deklarata. Kam ofenduar mamin tim, mamin e Renees dhe të gjitha femrat e familjes sime.”
