Nga Shqipëria / E Hënë 3 Shkurt 2020, 19:07

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Organizimi i jetës sipas mënyrës tënde do të jetë prioriteti numër një i këtij muaji. Financat janë në mendjen tënde gjithë kohës, por së shpejti të ardhurat tuaja do të përmirësohen shumë më mirë nga ç'mendonit. Eshtë e vërtetë që gjatë 16 shkurtit-30 marsit do të shpenzoni më shumë para se zakonisht për gjëra që ju duhen, por kjo nuk do të ndikojë në ekonominë tuaj.

Këtë muaj, keni Marsin në shenjën tuaj dhe ky është fenomen i rrallë. Një arsye më shumë për të vepruar me qëllime të qarta që prej fillimit të muajit. Gjatë Mërkurit në prapavijë, nga 16 shkurti në 9 mars, do të hasni disa keqkuptime, punë që shtyhen, vonesa apo harresa në gjëra të ndryshme. Nuk është koha për të blerë pajisje të reja elektronike.

Përsa i përket aspektit personal, ndikimi i Hënës së Re të 23 shkurtit do të ndihet tek atmosfera familjare që do të krijohet. Marsi gjithashtu do t'ju motivojë dhe do t'ju japë mundësi të reja për të cilat duhet të veproni me shpejtësi.

Nëse po mendonit të ndërroni shtëpi, keni rastin më të mirë për ta bërë këtë muaj. Nëse po mendoni të rinovoni kuzhinën apo një ambient tjetër të shtëpisë suaj, bëjeni pas periudhës së prapavijës (16 shkurt-9 mars). Deri atëherë, mos firmosni gjë. Gjatë kësaj kohe jeni të lirë të kërkoni dhe të shqyrtoni mundësitë që ju jepen, por zgjedhjet tuaja tregojini pas 9 marsit.

Jeta juaj romantike do të shkëlqejë këtë muaj dhe nga 7 shkurti deri në 4 mars do të ndiheni të bekuar. Single apo në një lidhje, Cupidi është në anën tuaj sapo data t'i afrohet 14 shkurtit. E gjithë vëmendja do të jetë tek ju!

Sa mirë të jesh Bricjapi në këtë kohë! Keni Jupiterin, planetin e dhuratave dhe fatit të mirë në anën tuaj dhe nga ana tjetër, Plutonin dhe Saturnin. Nga 16 shkurti deri në 30 mars prezenca juaj do të mbizotërojë mbi të tjerët, që do të thotë se vëmendja që do të merrni është e veçantë. Shkoji pas gjithë dëshirave që ke këtë muaj, pasi me shumë gjasa, do t'i realizosh të gjitha!

Dukeni i vendosur për të bërë para dhe përpjekjet tuaj do të shpërblehen duke nisur që nga kjo javë. Nëse keni kërkuar për një rritje page në punë, do të dëgjoni se lajmi është aprovuar.

Nëse jeni i punësuar në një kompani të madhe, do t'i shijoni edhe më përfitimet që vijnë prej saj. Keni mundësinë më të mirë për të marrë sigurim shëndeti, për të diskutuar rreth orareve të punës dhe ditëve pushim. Duhet sigurisht të pyesni dhe diskutoni më parë, por do ta merrni shpejt konfirmimin e kërkesave tuaja.

Nëse jeni në proces divorci, po aplikoni diku për një punë apo shkollë, 8-9 shkuri do të jenë data përgjigjesh. Nëse jeni në një marrëdhënie, 14 shkurti do të duket si ditë e bërë vetëm për ty! Mund të merrni si dhuratë bizhuteri dhe një darkë romantike. Javën e parë të shkurtit shfrytëzojeni për rroba të reja dhe pazare të të gjitha llojeve!

Dita me fat e dashurisë nuk mbaron me Shën Valentinin. 23 shkurti do t'ju japë lajme të reja që lidhen me një udhëtim të shkurtër, që për ju do të rezultojë emocionues. Ose mund të arratiseni për pak me personin e zemrës. Rekomandohet fundjave 29 shkurt-2 mars.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti deri në 9 mars, kështu që çdo kontratë përfundoje para kësaj date. Shmang blerjen e pajisje elektronike dhe orendive të reja.