Nga Shqipëria / E Hënë 3 Shkurt 2020, 12:12

Momenti i çuditshëm i Shakirës në skenë që shkaktoi qindra meme

Shfaqja gjatë pushimit të Super Boël pati një moment veçanërisht ikonik dhe meritat i takojnë të gjitha Shakirës. Para se t’i bashkohej në skenë Jennifer Lopez, këngëtarja bëri një veprim... të papritur me gjuhë.

Ja ku është:

Sigurisht, të gjithë u turrën në Twitter për të shprehur konfuzionin apo mahnitjen nga veprimi.

Këta njerëz nuk e dinë çfarë është ululacioni, një tingull i lartë që realizohet nga lëvizja e përshpejtuar lart e poshtë e gjuhës. Ululacioni përdoret për të shprehur gëzimin në një sërë kulturash.

Ja si tingëllon:

Gjithashtu njihet si zaghrouta. “Shakira – babai i të cilës është libanez – performoi një shprehi vokale tradicionale arabe që njihet si zaghrouta gjatë performancës në Super Bowl,” shkruhet në Twitter.

Shakira e bën prej vitesh ritualin e çuditshëm me gjuhë. Më saktë, që prej turneut botëror “Oral Fixation,” të vitit 2005.