Nga Shqipëria / E Diel 2 Shkurt 2020, 13:01

Besojeni ose jo, njerëzit gjetën në Instagram sozinë e Meghan Markle-it!

Legjenda thotë se të gjithë njerëzit, kanë diku në botë sozinë e tyre. Këtu nuk bëjnë përjashtim as yjet e Hollywood-it dhe as mbretërorët. Besojeni ose jo, edhe Meghan ka dikë që duket identike me të!

E kemi thënë dhe stërthënë që në epokën e internetit njerëzve nuk u shpëton asgjë dhe ja ku është. Para jush, sozia e Dukeshës së Sussex-it! 

Vajza në foto quhet Akeisha Varnado Land, blogere nga Kansas, Missouri dhe në fotot e publikuara së fundmi duket kopje e Meghan Markle-it!

Ndonëse përgjithësisht llogarinë e saj të Instagram-it e përdor për të bebushat e saj, sa herë që në foto shfaqet ajo, njerëzit nxitojnë t'i thonë sa shumë ngjan me dukeshën.

Forma e fytyrës, buzëqeshja dhe sytë janë thuajse identikë me ato të Meghan-it.

Ndryshimi i vetëm është se Meghan-in e kemi parë gjithnjë chic, të sofistikuar dhe me një princ në krahë, kurse blogerja në fjalë pasqyron një tjetër lloj jete.