Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Shkurt 2020, 21:09

Letra e papublikuar e Lady Diana i ka paraprirë largimit të Harry dhe Meghan

Një letër e papublikuar më parë e të ndjerës Princeshë Diana doli në qarkullim mëngjesin e sotëm dhe midis rreshtave, vihet re një parashikim i të ardhmes për djalin e saj të vogël.

Pas largimit të bujshëm të Harry dhe Meghan nga jeta mbreëtrore, ish shërbëtori i Diana, Paul Burrell publikoi një ekstrakt nga letra personale që duket se i referohet drejtpërsëdrejti vendimit të çiftit Sussex.

“Teksa Harry, Meghan dhe Archie nisin një jetë të re, më kujtohen disa fjalë të spikatura që më shkruajti Princeshë Diana shumë vite më parë,” tha Paul në përshkrimin e postimit në Instagram. “Janë fjalët e dashurisë pa kushte të një nëne dhe vlejnë sot, po aq sa vlenin ditën që i shkruajti, 24 vite më parë.”

Letra është zbardhur nga vetë Paul dhe ka të drejtë kur thotë që vlejnë sot, po aq sa vlenin atëherë.

“I dua djemtë e mi deri në vdekje dhe shpresoj që farat që kam mbjellur, të rriten dhe t’u sjellin fuqinë, dijen dhe qëndrueshmërinë që u nevojitet,” shkruan Diana në letër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paul Burrell RVM (@officialpaulburrell) on

Farat i referohen vendimit të princeshës për t’u larguar nga familja mbretërore dhe për të jetuar një jetë private që fatkeqësisht qe e shkurtër.

Në faqen zyrtare të Harry dhe Meghan, Sussex Royal, shprehet qartazi dëshira për privatësi. Ata duan që Archie të mos rritet nën dritat e kamerave dhe synojnë të bëjnë bamirësi sipas rregullave të tyre.

Kjo s’është hera e parë që Harry ndjek hapat e të ëmës. Vjet, princi u bë kryefjala e titujve kur vizitoi të njëjtën zonë në Angola si Princeshë Diana, që në kohën e saj ishte fushë e minuar. Harry vizitoi komunitetin e ndërtuar aty dhe kaloi pak momente nën një pemë të mbjellë në nder të nënës së tij.

Harry dhe Meghan janë shpërngulur në Kanada, bashkë me djalin e tyre Archie. Largimi i tyre nga detyrat mbretërore u has me debat pasi Pallati Mbretëror dha dritën jeshile.