Loredana me shoqe janë bërë të pabesa kur vjen puna te ndryshimet e flokëve. I leu vërtet apo është foto e vjetër? Apo është Photoshop për qejf? I preu vërtet apo janë nga ato të përkohshmet? Apo është Photoshop prapë? Sidoqoftë, baluket e Loredanës po i marrim seriozisht. E zëmë se i ka prerë vërtet.
Nga hiçi, reperja thjesht filloi të postonte video në Instagram Stories me flokët e rinj. Baluket janë të holla, të ndara në qendër dhe pak më të gjata nga ato klasiket. Pjesa tjetër e flokut mbetet platin akulli.

Baluket, që gjerësisht konsiderohen si gjëja që bën kur jeta të merr të tatëpjetën, në këtë rast janë zgjedhja e duhur.
Po ta shihni me vëmendje, Lori ka një rreth koke të pazakontë që s’i lejon flokët të derdhen natyrshëm anash fytyrës. Prandaj rrallë e shihni me flokë lisho.
Janë ose të kapur:
View this post on Instagram
Ose me kapele:
View this post on Instagram
Ose pas veshit:
View this post on Instagram
Ose me shami:
View this post on Instagram
Ose të lëpirë:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Ose kaçurrela/onde:
View this post on Instagram
Kur i lë të bëjnë ç’të duan, flokët e Loredanës se si rrinë. Jo keq, por jo mirë. Baluket, mesa duket, i japin fund këtij problemi.
View this post on Instagram
