Pas performancës së një konkurrenti në “Top Talent”, Olti Curri u shpreh se “me komentet duhej të fillonte Anita, meqë edhe bashkëshortit të saj i pëlqen shumë të këndojë”.
Në një intervistë për “Ftesë në pesë”, Ramush Haradinaj tregoi se i pëlqen të këndojë. “Nuk di [të këndoj], thjesht kam qejf,” u shpreh ai.
Në “Top Talent”, ndërveprimi i bashkëshortes së Haradinajt me Oltin vijoi kështu:
Anita: “Ç’punë ke me bashkëshortin tim ti në mes të një spektakli ‘Top Talent’?”
Olti: “Po edhe ai është një talent që nuk ndalet së kënduari.”
Anita: “Jo, e ke gabim.”
Olti: “Është e vërtetë kjo?”
Anita: “Bashkëshorti im është politikan. Por, të lutem...të kthehemi...te serioziteti.”

View this post on Instagram
