Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Shkurt 2020, 11:11

Zyrtarisht, Mbretëria e Bashkuar ‘braktis’ BE-në: Si u prit momenti historik

Mbretëria e Bashkuar është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Europian, pas 47 viteve të anëtarësimit dhe pas tre viteve kur votoi referendumin.

Bashkimi Europian largon flamurin e Mbretërisë së Bashkuar nga ndërtesa e Këshillit Europian në Bruksel.

Momenti historik ndodhi në mesnatë dhe u shënua njëkohësisht nga festime, por edhe protesta anti-Brexit.

Në Skoci u ndezën qirinj, për shkak se vendi votoi për të qëndruar në Bashkimin Europian, ndërkohë që përkrahësisht e Brexit qenë të pranishëm në sheshin para Parlamentit në Londër.

Në një mesazh në rrjete sociale, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u shpreh se “për shumë njerëz ky është një moment shprese, një moment që ata mendonin se nuk do të vinte kurrë."

Pavarësisht turmës së ekzaltuar, nga ana tjetër duhet thënë momenti historik ishte zhgënjim për njerëzit që votuan kundër Brexit.

Një grup pro Bashkimit Europian shfaqi përmes video-projektorëve një mesazh në White Cliffs of Dover: “Ky është ylli ynë, kujdesuni ju për ne.”

Anëtarë të shoqërisë civile organizuan protesta paqësore kundër Brexit.

The Guardian, gazeta e përditshme britanike, shkroi: “Britania mund të largohet nga Bashkimi Europian, por The Guardian qëndron i lidhur fort me Europën. E ardhmja mund të duket e pasigurt, por me ndihmën tuaj, The Guardian do të jetë aty për të raportuar për njerëzit dhe fuqinë në Britani, Europë dhe përtej. Shpresa është fuqi.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Guardian (@guardian) on

Në referendumin e qershorit të 2016-s, 52% e Mbretërisë së Bashkuar votoi pro daljes nga BE. Mbretëria e Bashkuara njoftoi zyrtarisht tërheqjen e vendit në mars të 2017-s, ndërkohë që momenti historik ndodhi në mesnatë.