Të gjitha ato që keni lexuar gjatë vitit të fundit për reduktimin e riskut ndaj cigares, nëpërmjet IQOS, tani mund ta shihni LIVE, në Tiranë.
Kurioziteti ka mbledhur me dhjetëra duhanpirës të rritur, për të parë nga afër në jetën reale, çfarë do të thotë “produkt me risk te reduktuar” kur vendoset në të njëjtat kushte si cigarja.
Koncepti për konsumin alternativ të duhanpirjes, duke reduktuar me 95% toksinat që ndodhen në cigaret tradicionale, u zhvillua në laboratorin shkencor të Philip Morris në Zvicër, The Cube, pas 15 vitesh kërkime shkencore.

Parimi i funksionimit të IQOS është ngrohja e fijeve të posaçme të duhanit deri në temperaturën 350*C, shumë herë më e ulët se temperatura e djegies. Në këtë mënyrë IQOS lëshon një aerosol që përmban nikotinë në nivele të ngjashme me cigaren.
Pajisja shkencore, ndodhet aktualisht në Zonën IQOS tek Kalaja Toptani, në Tiranë, dhe kureshtarët, në vetëm 5 minuta mund të shohin efektet e tymit që gjenerohet nga djegia e duhanit, pasi mblidhet në provëza transparente, dhe ndryshimin me fijet e duhanit me ngrohje që përdoren nga IQOS, që nuk lënë asnjë shenjë të dukshme mbi të.
Në këtë rast, ngjyrimet dhe aromat e depozituara si në provëza dhe pambukun e përdorur, tregojnë qartazi gjurmët që mbeten pas në mushkëritë e duhanpirësve.
Pajisja shkencore është e ndërtuar në mënyrë transparente për të lejuar të gjithë të interesuarit të shohin në detaje procesin që ndodh. Si ndezja e një cigareje tradicionale ashtu dhe ngrohja e IQOS nisin ekzaktësisht në të njëjtën kohë dhe përdoren nga pajisja njësoj si nga duhanpirësi real.
Makineria është e ndarë në dy seksione paralele me njëra-tjetrën ku në njërën anë vendoset cigarja e marrë nga një paketë e zakonshme në shitje dhe në tjetrën pajisja e IQOS. Rezultatet e të dy produkteve kalojnë përmes tubave transparentë drejt provëzave përkatëse, të cilat janë të ngjashme me njëra-tjetrën deri në momentin që mbushen respektivisht me avuj dhe tym. Që në këtë moment, vihet re me sy të lirë ndryshimi mes tymit që gjenerohet nga djegia i cili ka ngjyrë më të errët dhe aerosolit pa ngjyrë që gjeneron IQOS.
Avujt dhe tymi i mbledhur në provëza kalon gradualisht në filtrat përkatës të përbëra nga disqe pambuku të pastra, ku me kalimin e minutave vihet re ngjyrimi që merr ana e pajisjes ku është vendosur cigarja.
Me mbylljen e eksperimentit, filtrat mund të preken dhe të shihen nga afër ndryshimet që ka pësuar secila, ku përfshihet jo vetëm ngjyra e dallueshme me sy, por dhe aroma e fortë.
Këtu mund te shihni eksperimentin real:
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit e alternativave pa tym të duhanit, që duan të njihen nga afër me eksperimente shkencorë që deri më sot i kanë ndjekur përmes internetit.
Ndikimet e duhanpirjes në shëndet njihen gjerësisht. Madje së fundmi edhe vetë duhanpirësit janë ndërgjegjësuar mbi dëmet që vijnë si rrjedhojë e toksinave që çlirohen në ajër gjatë procesit të djegies së cigares. Pas ndezjes, cigarja arrin një temperaturë më të lartë se 800° C, e cila prodhon tym, katran dhe hi, që përbëjnë dhe shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.
Është e njohur shprehja e Michael Russel që thotë se “Njerëzit pinë duhan prej nikotinës por sëmuren prej tymit e katranit”. Pasi është vërtetuar që nikotina shkakton varësi, por nuk është një nga shkaktarët e sëmundjeve.
Përgjatë një dekade, kërkime të shumta shkencore dhe teknologjike kanë mundësuar zhvillimin e pajisjeve për ngrohjen duhanit që u lejojnë duhanpirësve marrjen e nikotinës duke shmangur elementet toksikë që gjenerohen nga djegia.
