Të të refuzojnë s’është gjë e bukur. Të të refuzojnë me një postim publik aq më pak. Tani, imagjinoni të të refuzojnë në Twitter në të njëjtën kohë me 27 mijë gra të tjera ~dhe~ të të mohojnë të drejtën për të shkuar në hënë. Pikërisht kjo u ndodhi 27722 grave që kishin aplikuar për qenë “partnerja e jetës” së miliarderit japonez Yusaku Maezawa në një udhëtim në hënë.
Të mërkurën, përmes disa postimesh në Twitter, Maezawa, i cili ka themeluar faqen e blerjeve më të madhe në Japoni, Zozotown, njoftoi se s’do të jetë më pjesëmarrës në programin reality të titulluar “Full Moon Lovers.” Programi që duhej të transmetohej në Abema Tv, do të dokumentonte udhëtimin e Maezawa dhe partneres së tij drejt hënës si pasagjerët e parë të “Big Falcon Rocket” i SpaceX në vitin 2023.
Në faqen e aplikimit, Maezawa tha se po kërkonte dikë “mbi 20 vjeç,” me “personalitet të gjallë” dhe që “dëshiron paqe në botë.” Edhe pse me mijëra gra aplikuan, biznesmeni tha se hoqi dorë nga programi sepse “s’ishte i vendosur.”
Në postimet e tij, Maezawa shprehu keqardhje të jashtëzakonshme:
“Të mendosh që 27722 gra me qëllime të pastra dhe kurajo morën kohë nga jeta e tyre për të aplikuar më bën të ndihem shumë keq për këtë vendim egoist nga ana ime,” shkruajti ai.
Ai përfundoi: “Nga thellësia e zemrës, më vjen shumë keq.”
To think that 27,722 women, with earnest intentions and courage, had used their precious time to apply makes me feel extremely remorseful to conclude and inform everyone with this selfish decision of mine.
— Yusaku Maezawa (MZ) (@yousuck2020) January 30, 2020
Kush e merr vesh sa nga këto mijëra gra i kanë bërë block pas këtij refuzimi të paprecedent.
Burimi: The Cut
