Nga Shqipëria / E Enjte 30 Janar 2020, 14:02

Çfarë ndodh nëse heq dorë për 1 javë nga Instagram-i?

Na thoni pak kur ishte hera e fundit që shpenzuar 12 orë ose 1 ditë të plotë pa celularin tuaj në duar? As nuk ju kujtohet, sepse diçka e tillë ka vite të tëra që s'ndodh.

Komunikimi virtual me miqtë e të afërmit dhe rrjetet sociale janë pjesë e pandashme e ditës sonë, por a nuk do të ishte e mirë ta konsideroni seriozisht heqjen dorë për të paktën 1 javë nga rrjetet sociale?

Lidhja mes shëndetit mendor të njerëzve dhe rrjeteve sociale është një nga studimet që ka marrë vëmendje të veçantë nga ekspertët dekadat e fundit. Nga gjithë eksperimentet e kryera, rezultatet janë të ndryshme.

Një studim i kryer në 2019-ën në Universitetin e Kentucky sugjeroi se të heqësh dorë për 1 javë nga çdo lloj rrjeti social jo domosdoshmërisht ndryshon humorin e një njeriu. 

Një tjetër studim, i bërë në 2018-ën nga shkencëtarë në universitetin e  Pennsylvania-as, vunë re se njerëzit që e kishin limituar kohën e kaluar në rrjete sociale në 30 minuta ose më pak, patën një përmirësim të dukshëm në shëndetin mendor. U vu re se tek ky grup, u reduktua ndjesia e ankthit, vetmisë dhe frikës se mos kishin humbur çfarë po ndodhte atje jashtë.

Pyetja që njerëzit duhet t'i bëjnë vetes sipas ekspertëve është: "Çfarë do të humbas nëse nuk rri çdo 15 minuta në Instagram? 

Asgjë!  "Po nëse nuk rri për 30 minuta? 1 orë ose 1 ditë?" Sërish asgjë! Asgjë nuk do të ndodhë!

Nëse të gjithë ne vendosim disa kufinj në lidhje me ndërveprimin me rrjetet sociale, do të jemi më produktivë dhe do ta menaxhojmë kohën shumë herë më mirë. Çfarë duhet të bëni është që për të paktën një javë të fikni njoftimet dhe të kuptoni që fare mirë jetohet pa to. Kështu, do ta bëni edhe më interesante jetën e vërtet, që fshihet përtej ekranit të celularit.