Zaimina, u kujdes që ditëlindja e dytë e vogëlushes Khloe të ishte nga ato festa që vogëlushja ta mbajë mend përgjithmonë, ndonëse është ende fare e vogël.
Por para se të niste ditëlindja gjithë shkëlqim, Zaimina u ndal për të ndarë me fansat në Instagram, urimin dedikuar së bijës.
Vieë this post on Instagram
"Khloe im! Si sot para dy vitësh në orën 10:30 ne përqafuam për herë të parë njëra-tjetrën. Dita e lindjes tënde ishte një lindje e dytë për mua. Ti erdhe si dhurata më e bukur që Zoti më ka falur në jetë, ti solle një tjetër dimension dashurie që në momentin e parë kur erdhe në gjoksin tim, moment të cilin kurrë s'do ta harroj.
Unë dhe babi të duam çdo ditë edhe më shumë. Ti je fryma ime, ajri pa të cilin nuk do jetoja dot. Dua të zgjohem çdo mëngjes dhe të ndjej aromën e gushës tënde, të shoh buzëqeshjen tënde të bukur dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të lumtur. Lutem për ty dhe falenderoj Zotin që më zgjon çdo ditë dhe të shoh ty!"
Tani, fshijini lotët dhe bëhuni gati për të shihni Zaiminën dhe të bijën të shndërruara në princesha! Duket sikur shoëgirl-i i ka kthyer në traditë veshjet matchy-matchy.


Ç'dhuratë mori Khloe?! Dy diamantë të vegjël, nga një për secilin vit jete.

Një festë 2-vjetori s'ka kuptim pa tollumbace shumëngjyrëshe, animatorë dhe sigurisht ëmbëlsira!


Pas kësaj, Khloe dhe shokët e saj të vegjël ishin gati të notonin në pishinë nën ritmet e "Baby Shark"!

Kush i shijon ditëlindjet më mirë se fëmijët? Ne të rriturit, jo njëherë!
