Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Janar 2020, 18:06

Lorik Cana prezanton për herë të parë të bijën

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monique, të cilët nuk kishin reaguar për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, prezantuan sot (e mërkurë, 29 janar) në Instagram vogëlushen Enkeleida.

“Enkeleida sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezantojmë,” shkruan Cana në foton ku shfaqet duke mbajtur të bijën në krahë.

Enkeleida erdhi në jetë tri ditë përpara se të qarkullonte lajmi se Monique dhe Loriku ishin bërë prindër për herë të dytë.

Emri i vajzës u vendos nga çifti shumë më përpara se të merrnin vesh lajmin e shtatzënisë. Në fillim të tetorit të 2018-s, Loriku u shpreh në “Wake Up” në Top Channel se ai dhe Monica dëshirojnë që Bojken të ketë një motër. Në fakt, bashkëshortja e ka emrin gati. “Do që ta quajë Enkeleida,” tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Boiken, emri i djalit të tyre, ka prejardhje ilire. Enkeleida po ashtu. Monica është italiane dhe mesa duket, për të është me rëndësi që fëmijët e tyre të ruajnë një pjesë të prejardhjes përmes emrave ilirë.

Loriku dhe Monica, më parë modele, u martuan në qershor të 2014-s në Prishtinë. Pas një viti martesë, në jetë erdhi Boiken, djali i tyre 5-vjeçar.