Xhensila Myrtezaj, është e fundit që ju bashkua prerjes më të famshme të flokëve vitet e fundit! E kemi fjalën për prerjen Long Bob ose (LOB) që nënkupton flokë që përfundojnë pak më lart se shpatullat.

Fillimisht, Xhensila vendosi të ndryshojë ngjyrën, duke u shfaqur me flokë të zeza dhe të gjata.

Ndërsa sot, përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it, këngëtarja është kujdesur të na e tregojë fare mirë modelin e ri.

Kjo prerje pati kulmin e saj në 2017-ën, duke u kthyer në modelin e preferuar të yjeve. Flokët duken gjithnjë të rregullt, me shkëlqim dhe i rezistojnë çdo lloj krehjeje të mundshme.

Nuk e dimë nga është frymëzuar Xhensila, por ju mund të ruani një nga fotot më poshtë para takimit të radhës me parukieren tuaj.



