Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Janar 2020, 15:03

Videoja ku Jennifer Aniston surprizon fansat është E PAPARË!

Nëse ka një serial me fansat më fanatikë në botë, është padyshim "Friends"! S'ka rëndësi sa kohë kalon, për to skenari i ëndrrave do të ishte: t'u shfaqej krejt papritur Jennifer Aniston teksa vizitonin vendin e sheshxhirimit të "Friends".

Epo, diçka e tillë i ndodhi një grupi njerëzish me fat dhe tani, videoja po bën xhiron e botës! Aniston ishte e ftuara e fundit  e Ellen DeGeneres.

Grupe të ndryshme fansash ishin mbledhur në Central Perk, vendin e famshëm ku janë bërë pjesa më e madhe e xhirimeve të serialit dhe ndërkohë që bënin foto në divanin ikonik, Jennifer shfaqej pas tyre duke i trembur. Sa u gëzuan, ekzaltuan, trembën dhe emocionuan njerëzit i shihni në videon më poshtë!


"Cili ishte i preferuari yt nga Friends?- pyet diksuh dhe kur fansat nuk përmendnin emrin e Rachel-it (personazhi i aktores në film), Jennifer dilte nga vendi ku ishte fshehur! 

Disa prej tyre nga shokimi që shihnin yllin e Hollyëood-it aq afër, nuk mundën të thonin asnjë fjalë. Të tjerë ulërisnin nga emocionet, e ndërsa kishte nga ata që dyshonin nëse ishte vërtet Aniston apo ndonjë e maskuar si ajo. Të gjitha reagimet janë më shumë se të justifikueshme. Përballë tyre ishte Jennifer Aniston!