Asnjë nga të ftuarit në ceremoninë e çmimeve Grammy nuk del duarbosh. Disa janë më me fat se të tjerët dhe marrin një ose disa trofe në shtëpi, por të gjithëve u jepet çanta e dhuratave e mbushur me produkte që vlejnë rreth 30 mijë dollarë.
Çanta e dhuratave në fakt është një tufë me dhurata të paketuara veçmas. Këtë vit, për prezencën e tyre, për kohën dhe mundimin që iu desh për t’u veshur, grimuar e krehur, të famshmit do të marrin:
The Light Phone

The Light Phone që tregon orën, bën telefonata, vendos alarme, ka makinë llogaritëse dhe një aplikacion për të mbajtur shënime. Kaq. Nuk ka rrjete sociale, email apo reklama. Kushton 350 dollarë.
The Happiness Planner

Kjo s’është një axhendë e rëndomtë. The Happiness Planner, që kushton 60 dollarë, është i mbushur me citate frymëzuese dhe metoda të menaxhimit të kohës që ju bëjnë më efektivë se më parë.
Muse S meditation headband

Kjo pajisje meditimi me një sërë sensorësh mat aktivitetin e trurit, ritmin e zemrës, frymëmarrjes dhe lëvizjes së trupit. Me pak fjalë, ju ndihmon të meditoni më mirë. Çmimi varion nga 250-350 dollarë.
Kapuçi “Animal” nga PETA

Maska për fytyrën nga My21

Kimono mëndafshi Soma Sensuous

Bizhuteri Grosse Japan

Produkte grimi nga CoverGirl

Xhupi nga PETA x Noize

