Tërmeti që goditi Turqinë lindore të premten mbrëma ka shkaktuar të paktën 19 të vdekur dhe më shumë se 600 të lënduar.
Lëkundjet me magnitudë 6.7 goditën në afërsi të Sivrice, një provincë në Elazig lindor dhe shembën të paktën 10 godina.
13 njerëz humbën jetën në Elazig, katër në Malatya, një në Diyarbakir dhe një në një tjetër zonë.

Janë lënduar rreth 650 njerëz, por ky numër mund të rritet.
Videot nga terreni shfaqin ekipet e emergjencës që shpëtojnë njerëz të lënduar nga godinat e rrënuara. Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për 30 njerëz të humbur në qytetin e Elazig.
Vlerësimet paraprake thonë se tërmeti zgjati 40 sekonda.

Janë ndjerë 15 pasgoditje, ku më e forta ishte me magnitudë 5.4. Tërmeti kishte epiqendër të cekët, rreth 10 km nëntokë, që i bëri lëkundjet të ndiheshin më shumë.
Rreth 500 mijë njerëz ndjenë lëvizjen e tokës. Tërmeti u ndje edhe në Irak, Siri dhe Liban.
Burimi: CNN
