Nëse mendoni se idealja do të ishte që të binit një herë të vetme në dashuri dhe të martoheshit po me atë njeri, do të na duhet t'ju thyejmë pak zemrat. Ka një sërë studimesh që tregojnë se duhet të bini në dashuri disa herë përpara se të zgjidhni "të duhurin", për një sërë arsyesh!
Sa herë duhet të dashuroni?! 2 deri në 5 persona që janë listuar më poshtë:
1. Duhet të bini në dashuri me veten. Është e vërtetë se nuk mund ta jepni jetën për dikë tjetër nëse nuk jeni të kënaqur me veten tuaj dhe me atë që jeni. Vetëm në momentin që do të jeni në rregull me veten pa pasur nevojë për dikë tjetër për t’u ndjerë të plotësuar, do të jeni në pozicion për t’i dhënë dikujt tjetër diçka nga vetja juaj.
2. Duhet të bini në dashuri me karrierën tuaj. Gjatë jetës ju shpenzoni më shumë kohë në punë se kudo tjetër. Kjo mund t’ju pëlqejë ose jo. Nëse do ta dashuroni atë që bëni, do të jetë më e lehtë për të dashur partnerin.
3. Duhet të bini në dashuri me qëllimet tuaja afatgjata. Qëllimet janë ato që ju frymëzojnë dhe që ushqejnë shpirtin tuaj, që ju bëjnë të ecni përpara dhe të merrni vendime të mëdha. Ju nuk mund ta zëvendësoni një qëllim me një person.
4. Duhet të bini në dashuri me miqtë dhe familjen tuaj. Ata duhet të jenë dashuria juaj e parë. Duke dashur ata, ju mësoni të doni dikë pavarësisht nga pamja fizike apo të mësoni të kujdesemi për dikë.
5. Duhet të bini në dashuri me jetën tuaj. Kur e doni jetën tuaj dhe ndjeni se jeni të plotësuar, nuk keni nevojë për të kërkuar dikë tjetër t’ju plotësojë. Në këtë mënyrë ju nuk do të futeni në një marrëdhënie të gabuar.
