Nga Shqipëria / E Enjte 23 Janar 2020, 14:02

Sfilata e fundit e Jean Paul Gaultier

Pak ditë më parë, dizajneri i famshëm Jean Paul Gaultier njoftoi se së shpejti do të mbahet sfilata e tij e fundit. Në Paris, u prezantua koleksioni i fundit Haute Couture – Pranverë 2020.

Jean Paul Gaultier

"Përmes kësaj sfilate, që përkon me 50 vitet e karrierës sime do të jetë gjithashtu shfaqja e fundit. Gjithsesi, të jeni të bindur që konceptet e reja në Haute Couture do të vijojnë!” u shpreh dizajneri përmes një videoje.

Në sfilatë nuk munguan emra si Karlie Kloss, Gigi dhe Bella Hadid, Coco Rocha, Irina Shayk etj. Sfilata e fundit e Jean Paul Gautier shërbeu si e para për Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, e cila nënshkroi me kompaninë e talenteve IMG që në 2017-n, por nuk kishte sfiluar kurrë.

Beatrice Dalle
Indira Scott
Chrystèle Saint Louis Augustin
Coco Rocha
Bella Hadid
Dita von Tesse
Erin O'Connor
Estelle Lefébure
Farida Khelfa
Irina Shayk
Gigi Hadid
Issa Lish
Karlie Kloss
Lily McMenamy
Liu Wen
Noemi Lenoir
Winnie Harlow
Yasmin Le Bon
Rosy de Palma
Tess McMillan
Paris Jackson
Jourdan Dunn

Burimi: Vogue