Nga Shqipëria / E Enjte 23 Janar 2020, 08:08

Që ta dini, Brad dhe Jennifer 'e duan dhe e adhurojnë' njëri-tjetrin tani!

Që nga dita që pamë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston *aq të bashkuar, bota s'është më njësoj. Ai shtrëngim duarsh mes tyre zgjoi dëshirën e të gjithëve për t'i parë sërish bashkë. Epo, ka të reja!

Burim për Entertainment Tonight, bëjnë me dije se Brad i ka kërkuar falje aktores, për mënyrën se si u nda me të dhe për çdo lëndim që i ka dhënë teksa ishin ende bashkë. 

"Brad është tërësisht i kthjellët tani dhe është në kushte krejt të tjera krahasur me periudhën kur ishte i lidhur me Aniston. Ka punuar shumë me veten dhe i ka kërkuar falje asaj për shumë gjëra. Për gjithë gabimet e bëra në atë marrëdhënie, pavarësisht se më pas secili krijoi jetën e tij."

Aktualisht raporti mes aktorëve thuhet se është në momentin më të mirë të mundshëm. Të dy kanë dalë nga një divorc, Pitt me Jolie dhe Aniston me Justin Theroux.

"Tani që flasim, ata e duan dhe e adhurojnë njëri tjetrin! Janë afruar shumë që pas divorceve. Kanë një marrëdhënie shumë të pjekur që është përmirësuar kohë pas kohe, aq më tepër tani që kanë eksperiencën e 2 martesave që s'funksionuan."- vijon po i njëjti burim.

A nuk ndaluat edhe ju tek fjalia: "ata e duan dhe adhurojnë njëri-tjetrin?" Deri në rikthimin zyrtar, vazhdoni lutjet!