Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Janar 2020, 12:12

Rruga drejt tapetit të kuq qenka torturë, por Jennifer na mësoi një super hile!

Jennifer Aniston ka qenë kryefjala e kësaj jave, falë momenteve zemërthyese me Brad Pitt gjatë SAG Awards, por le t'i lëmë në paqe ish-çiftin për t'u marrë me diçka tjetër.

Hilen që Jennifer përdor me veshjet e saj sa herë që është rrugës drejt një tapeti të kuq! 

Së fundmi, aktorja ka zbuluar përmes një postimi në Instagram sekretin që përdor në mënyrë që fustanet të mos i rrudhosen gjatë rrugës drejt një eventi të rëndësishëm.

Duket se pozicioni i qëndrimit në makinë, është shumë po shumë i sikletshëm, por me rëndësi është që fustani të qëndrojë në formën më të mirë të tij!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

"Pa rrudha...Eshtë më e vështirë nga ç'duket!"- shkruan ajo.

Këtë sekret, Aniston me siguri e ka huazuar që nga filmi "Dumplin", ku asaj i duhet të qendronte shtrirë në makinë në mënyrë që fustani të mos krijonte rrudha.

Ju kujtohet ç'hoqi e bija në film dhe shoqja e saj për ta nxjerrë nga makina. Pak a shumë, skena përsëritet para çdo eventi dhe tapeti të kuq. 

Në dasmën a eventin e radhës, asgjë s'e justifikon një fustan me rrudha.