Mozzik dhe Tayna, kishin planifikuar që këngën hit (siç pretendojnë ata) ta publikonin më 28 janar, por ja që gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duam ne. Dikush, e ka publikuar pak më parë në YouTube këngën "Edhe ti", prandaj dyshja, vendosën ta përshpejtojnë datën e publikimit të klipit.
Si Tayna ashtu dhe Mozzik kanë njoftuar në Instagram-et përkatëse se kënga "Edhe ti" del zyrtarisht nesër!

"Qënka shpërndarë kënga, po e shoh që po ma dërgoni. Atëherë nesër del edhe klipi, me kismet."- shkruan reperi.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Tayna-s dhe Mozzik, por dikush duket se nuk i la ta sillnin projektin siç e kishin parashikuar: "Një Hit të shkruar për 30 minuta."
E dimë që s'do të prisni deri nesër, kështu që dëgjojeni. Sidoqoftë, nëse është mega-hit, siç Mozzik e quan, s'ka nevojë për klip që të të marrë zemrën!
