Të dalësh me çuna është tmerr, por ndonjëherë është më tmerr se ç’duhet.
1. Njëherë dola me njërin që s’pushonte së foluri për vendin ku do më çonte, sa klas dhe sa luksoz që ishte. Më tha të bëhem e bukur. Kur arrita, me fustanin tim deri në fund të këmbëve, mora vesh që po më çonte në një fast food.
2. Njëherë dola me njërin që kishte tatuazhe në gjithë trupin, deri në qafë. Kamarierja flirtonte haptazi me të në syrin tim dhe e pyeti për tatuazhet. I tha që i kishte bërë në burg se ishte dënuar për vrasje të qëllimtë pa paramendim.
3. Kisha dalë në një takim me një djalë. Kur po më çonte në shtëpi, ra një heshtje në makinë. Papritur thotë, “po mendoj të ndahem nga e dashura.”
4. Mbrëmë, dola me një burrë shumë herë më të madh në moshë se unë. Piva pak dhe u bezdisa sepse kërkonte që të shkonim te shtëpia e tij. I thashë që s’mundem se jam shumë keq nga artriti me idenë që do më kuptonte më mirë.
5. Dola në takim. Ai kishte veshur xhinse të çara. Isha e shpërqëndruar gjatë gjithë kohës sepse doja t’i hidratoja gjunjët.
6. Vjet, dola në një takim dhe ra muhabeti te librat. I thashë që po lexoja Fermën e Kafshëve prapë. Qeshi për një minutë sepse sipas tij, isha shumë e madhe për të lexuar libra për fëmijë. Më kujtohet shpesh. Vras mendjen a është akoma injorant.
7. Një shoqja ime doli në takim me dikë që njohu në Tinder. Ai donte të shkonin për ngjitje në mal, ajo preferoi të takoheshin në një vend publik. Një muaj më vonë, ai u arrestua se kishte vrarë një vajzë në mal. Ishte vrasës serial.
8. Njoha një burrë online që donte të më çonte në kinema për të parë një film. Rashë dakord, por s’isha dhe aq e emocionuar. Në makinë, rrugës për në kinema, s’pushonte së foluri për gjashtë fëmijët e tij me pesë gra të ndryshme.
9. Më ftoi për të dalë një djalë që punonte në një servis dhe që as u përpoq të bënte një dush para se të vinte të më merrte. Me pak fjalë, ishte i mbuluar në graso. Gjithë takimi ishte një tmerr, por hoqa dorë kur tha: “Shkon ndonjëherë kot nëpër spitale? Unë po. Më eksiton gjaku.”
10. Dolëm për darkë në një restorant mesatar. Ai porositi shotsa bashkë me oreksndjellëset. Disa gota më vonë, filloi të fliste për ish gruan e tij dhe se çfarë bushtre ishte ajo. Me kalimin e kohës, tema e bisedës nuk ndryshoi në asnjë moment. Pasi u deh mjaftueshëm më rrefeu se kishte punësuar një vrasës me pagesë për të hequr qafe ish gruan, por s’kishte mjaftueshëm para ta paguante.
Përshtatur nga BuzzFeed
