Nga Shqipëria / E Diel 19 Janar 2020, 13:01

Dhe pedagogu më cool është: Rezart Prifti!

Rezart Priftin dhe floknajën e tij kaçurrelse duhet ta keni parë mjaft herë në televizor gjatë, para dhe pas protestës së studentëve. Por sidomos gjatë asaj periudhe kohore, fillimdhjetorin e 2018-s, Rezart Prifti ishte një ndër pedagogët që nuk reshti kurrë së mbështeturi kërkesat tejet normale të brezit të ri të profesionistëve. Ka shkruar gjerësisht për kauzën dhe artikujt e tij i gjeni kudo nëpër Google. Por sot nuk jemi mbledhur për të folur për qëndrimin politik të Priftit, por për talentin e tij në pistën e kërcimit.

Nuk e dimë ç’e mirë bëri bashkë pedagogun e menaxhimit, një tufë më studentë, një fëmijë rastësor dhe zv. Dekanin për anën mësimore, Alban Korbin, por jemi të lumtur që ndodhi. Nëpër Instagram po qarkullojnë disa video të Priftit që kërcen si të mos kishte të nesërme, sikur të mos kishte njerëz rrotull, sikur rrjetet sociale s’ekzistojnë. Në mendimin tonë modest, gjithmonë ashtu duhet kërcyer.

E sigurt që në videot do t’ju bëjnë për të qeshur ose minimumi, do t’ju falin një buzëqeshje. Dhe nuk duam të themi do të qeshni nga sikleti, do të qeshni sepse Rezarti është i paparë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @vip_screenshots on

Video courtesy of @ekonomistet

Me ç’morëm vesh nga ata që e kanë njohur Priftin në sferën profesionale, pedagogu respektohet dhe pëlqehet nga studentët pasi është i drejtpërdrejtë dhe sportiv.

Për ata që zbuluan brenda tyre një adhurim të papritur për Rezartin, ju rekomandojmë këtë shkrim në blogun e tij, Trilema. Të bësh paqe apo të mos bësh paqe? Rezarti thotë jo.