Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Janar 2020, 22:10

Wowowo! Princ Harry dhe Meghan Markle humbasin titujt mbretërorë

Duka dhe dukesha e Sussex-it nuk do të përdorin më titujt Lartësia e Tij/Saj Mbretërore. Buckingham Palace njoftoi së fundmi se princ Harry dhe Meghan nuk mund ta përdorin më HRH (His/Her Royal Highness).

Shën.red. HRH – përdoret për t’iu referuar anëtarëve të familjeve mbretërore, zakonisht princave dhe princeshave. Për mbretërit dhe mbretëreshat përdoret titulli Madhëria Juaj.

Ç’do të thotë kjo? Së pari, çifti do të duhet të paguajnë £2.4 milionë të taksapaguesve britanikë, të cilat u përdorën për të rinovuar vilën e tyre në Windsor dhe do të paguajnë qira nëse do të vazhdojnë të jetojnë aty.

Përpos faktit që nuk do të marrin më para nga fondet e mbretërisë, Harry dhe Meghan nuk mund të përfaqësojnë më mbretëreshën Elizabeth II në takimet zyrtare.

Sipas deklaratës së Buckingham Palace, “ndryshimi do të hyjë në fuqi në pranverën e këtij viti”.