Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Janar 2020, 13:01

Historia e 10-vjeçares që preku shqiptarët: Familja Kurti, ka më në fund një shtëpi!

Që sot, 10-vjeçarja e quajtur Rogerta Kurti dhe 7 motrat e vëllezërit e saj do të jetojnë në një shtëpi të vërtetë! Arbër Hajdari, themelues i "Fundjavë Ndryshe" ka njoftuar përmes një postimi në Instagram-in e tij se ashtu siç premtuan, i dhanë familjes Kurti një banesë të re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Hajdari (@arberhajdari) on

"Gëzim dhe shpresë!- shkruan ai. E gëzofsh shtëpinë e re Rogerta! Jemi shumë të lumtur që i dhamë fund vuajtjeve të tua.Faleminderit kompanisë "Alb Chrome" dhe gjithë shqiptarëve për kontributin. Bamirësia nuk të varfëron."

10-vjeçarja, (historia e së cilës trishtoi këdo që e dëgjoi) e kishte thuajse të pamundur të ecte. Një sëmundje e rëndë në këmbën e saj, bënte që vogëlushja t'i kalonte ditët me dhimbje dhe lot bashkë me prindërit dhe fëmijët e tjerë, në Klos, brenda disa mureve me asgjë brenda. 

Kushtet në të cilën familja jetonte ishin të mjerueshme. Fëmijë që flinin në tokë, pa dritare, pa krevate, pa ushqime, pa ilaçe.

Pasi rastin në fjalë u mor përsipër nga "Fundjavë ndryshe", ndërkohë që punohej për shtëpinë e re të familjes, vajza iu nënshtrua mjekimeve në spital, ku po kurohet pasi u diagnostikua me  Hemangioma, tumor i enëve të gjakut.